Gjendet trupi i një gjermani në jaht, “ishte kthyer në mumie” (FOTO)

Një trup i pajetë i një aventurieri gjerman u gjet në jahtin e tij të braktisur në fundjavë në brigjet e Filipineve jugore.

Bota

29/02/2016 19:05

Manfred Fritz Bajorat, 59 vjeç, u zbulua nga dy peshkatarë në jahtin e tij në Oqeanin Paqësor në brigjet e qytetit Barobo në Surigao del Sur. Ata thanë se ai ishte kthyer si një mumie.

31AED85700000578-0-image-a-1_1456734300056 (1)

59 vjeçari kishte vdekur i ulur në afërsi të radios së telefonit, sikur ai të ishte duke u përpjekur për të bërë një telefonatë të fundit të dëshpëruar për të shpëtuar veten.

Christopher Rivas, 23 vjeç, një banor i P-4 Poblacion, në Barobo, ishte duke peshkuar së bashku me një mik rreth 40 milje nga bregu, kur ai dalloi jahtin e bardhë që lundronte.

Jahti i gjatë 12 metra, i quajtur “Sayo”, kishte 20 vjet që ishte prodhuar dhe shëtiste nëpër oqean. Brenda kabinës, pjesa më e madhe e së cilës ishte nën ujë, u gjetën albume foto, rroba të shpërndara rreth e qark.

Është e paqartë se sa kohë kishte Manfred, që kishte vdekur, ose që ishte vrarë. Erërat e thata në oqean, temperaturat e nxehta dhe ajri i kripur bënë që trupi i tij të ruhej në këtë formë.

Policia po përpiqet të gjejë njerëzit e fundit që kanë folur me të. Ai u nda nga gruaja e tij në vitin 2008, dhe ajo vdiq dy vjet më vonë nga kanceri.