Gjendet treni nazist me ari në Poloni (Foto)

Treni nazist i mbushur me ar mund të ju ngjaj me përrallën e shpellës së Ali babës, por disa gjurmime të reja në Plandë tregojnë se ai tren ekziston.

Bota

28/08/2015 23:20

Që pas Luftës së Dytë Botërore kanë ekzistuar fjalë për trenin me dukat që e kishin fshehur nazistët gjerman në Poloni. Shpesh herë kjo çështje ishte cilësuar vetëm si legjendë, duke thënë se nuk ekziston fare, por gjurmimet e reja tregojnë të kundërtën, shkruajnë mediet botërore, transmeton lajmi.net.

Treni nazist me dukat është gjetur në Poloni pasi që njeriu i cili atëbotë asistoj fshehjen e tij, bëri të ditur më në fund lokacionin, pak kohë para se të vdiste.

Javën e kaluar, dy njerëz, njëri gjerman dhe tjetri polak pohuan se ata tashmë e kanë gjetur trenin me ar në qytetin Walbrzych në jug-perëndim të Poloni.

Këtë e ka pohuar edhe zyrtari i Ministrisë për Trashëgimi Kulturore dhe Ruajtje në Poloni, Piotr Zuchowski.

“Ne ende nuk e dimë se çfarë ka brenda. Ndoshta mund të ketë pajisje ushtarake, por mund të ketë edhe aksesorë, punime ari dhe dokumente arkivore”, ka thënë Zuchowski, transmeton lajmi.net.

Ai më tutje ka shtuar se është gjetur lokacioni, por jo edhe treni dhe pajisjet në të.

“Autoritetet tashmë janë 99 %të sigurt se treni ekziston, dhe çfarëdo që mund të ketë në të do t’u kthehet pronarëve në mënyrë të drejtë. Ne do të jemi 100 % të sigurt kur të gjejmë trenin, ngaqë tashme e kemi gjetur vetëm lokacionin”, ka thënë ai. /lajmi.net

treni3 treni2 Trani main Treni1 Treni