Gjendet rreziku i saktë për gjenin që shkakton kancerin e stomakut

Hulumtuesit kanë ardhur me vlerësimet e para të sakta rreth rrezikut që njerëzit të zhvillojnë kancer në stomak në qoftë se ata kanë trashëguar mutacione të caktuara të gjeneve. Kjo ka rëndësi pasi që njerëzit e diagnostikuar me një nga këto mutacione – të cilat çojnë në kancer të trashëguar të stomakut, një sëmundje e…

Lifestyle

12/02/2015 18:21

Hulumtuesit kanë ardhur me vlerësimet e para të sakta rreth rrezikut që njerëzit të zhvillojnë kancer në stomak në qoftë se ata kanë trashëguar mutacione të caktuara të gjeneve.

Kjo ka rëndësi pasi që njerëzit e diagnostikuar me një nga këto mutacione – të cilat çojnë në kancer të trashëguar të stomakut, një sëmundje e rrallë – rekomandohen që të kenë stomakët e tyre të hequr në mënyrë kirurgjike.

Më herët vlerësimi më i mirë ishte se 70% e njerëzve me mutacione të gjenit E-cadherin (CDH1) do të zhvillojnë kancer të stomakut, transmeton Lajmi.net.

Tani, profesori Parry Guilford nga Universiteti i Otagos dhe kolegët e tij kanë analizuar 75 familje me një histori të fuqishme familjare nga vdekja prej kancerit, duke përfshirë një familje e cila kishte humbur 25 anëtar nga kjo sëmundje në 30 vite.

Në mesin e atyre me mutacionin e CDH1, rreziku nga zhvillimi i kancerit të stomakut është 70% për meshkujt dhe 56% për femrat. Femrat me këtë mutacion gjithashtu kanë 43% rrezik nga zhvillimi i kancerit lobular të gjirit, një lloj kanceri i gjirit i cili është më i vështirë të zbulohet nga mamografia se sa format e tjera të sëmundjes.

Profesori Guilford tha se tani vlerësimet më të sakta të rrezikut mund t’i ndihmojnë pacientët që të marrin vendime më të mira rreth asaj nëse duhet të kenë një operacion parandalues për hequr stomakun e tyre apo gjirin, transmeton Lajmi.net.

Rreth dy e treta e atyre që u thuhet se e kanë këtë mutacion vendosin që të kenë ndërhyrje kirurgjike. “Ne i rekomandojmë njerëzve që të marrin opsionin e ndërhyrjes kirurgjike. Vetëm në këtë mënyrë ata do të jenë të garantuar se nuk do të marrin kancer të stomakut”.

Rastet e shkaktuara nga mutacioni i CDH1 tregojnë 2% më shumë rrezikshmëri nga kanceri i stomakut dhe 1% më pak nga ai i gjirit. Profesori së bashku me grupin e tij është duke provuar që të gjejë ilaçe për të trajtuar tumoret e mutacioneve të CDH1.