“Gjendet” Ramush Haradinaj, po pushon me familje në Zvicër /FOTO

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten Anitën me fëmijët e tij si dhe fëmijët e vëllait udhëtuan këtë të hëne për në Cyrih të Zvicrës.

Lajme

26/12/2017 16:43

Lajmi.net ka raportuar sot gjatë ditës se Haradinaj nuk ka marrë pjesë në komisionin për Punë të Jashtme lidhur me raportimin e Komisionit të ri për Demarkacionin.

Për këtë lajmi.net ka folur edhe me Halil Matoshin nga zyra për informim, por ia nuk ka pranuar të përgjigjet saktësisht se në cilin vend po pushon Haradinaj.

Indeksonline ka siguruar një foto të shefit të ekzekutivit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Lexoni edhe:

Ku është kryeministri Haradinaj, pse nuk mori pjesë në Komision?