Gjendet një qytetar serb i vdekur në Pejë

Është gjetur një serb i vdekur në një rrugë në qytetin e Pejës. Personi është Miroslav Dusan Trifovic, shtetas i Kosovës. Nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e pa jetë të këtij personi.

Lajme

10/02/2014 17:56

Një person i vdekur është gjetur në rrugë në qytetin e Pejës. Ai është Miroslav Dusan Trifovic, shtetas i Kosovës.

Gjatë ekzaminimit të viktimës nga ekipi përkatës nuk janë vërejtur shenja dhune dhe rasti do të hetohet si hetim i vdekjes në bashkëpunim të plotë me Prokurorin e shtetit.

Policia është njoftuar nga një kalimtar i rastit.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do të bëhet obduksioni për tu konstatuar shkaqet e vdekjes.

 

(Kosovapress)