Gjendet një pistoletë me gjashtë fishekë në QKUK

Gjatë ditës së djeshme në një spital në Prishtinë është gjetur një pistoletë me gjashtë fishekë.

Lajme

18/12/2018 10:53

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër ka raportuar se gjatë pastrimit në një spital në QKUK në Prishtinë ka gjetur një pistoletë, shkruan lajmi.net.

Sipas raportit të Policisë, pastruesja ka raportuar se gjatë pastrimit në këtë spital në shportë ka gjetur një pistoletë me gjashtë fishekë.

Policia ka bërë të ditur se pas raportimit e ka konfiskuar armën. /Lajmi.net/