Gjendet i vdekur roja i lokaleve te restorant “Pishat” në Prishtinë (Foto&Video)

(E plotësuar) Personi që është gjetur i vdekur sot në mëngjes te restorant “Pishat” në Prishtinë sipas gazetarit të lajmi.net, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, është punëtor i kompanisë së sigurimit fizik “Besa Security”.

Lajme

31/08/2015 09:18

Mësohet se vdekja e tij nuk ka qenë si pasojë e dhunës, por natyrale.

a

__________________________________

Gjendet një person i vdekur te restorant “Pishat” në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për lajmi.net, se një person është gjetur i vdekur te restoranti “Pishat” në kryeqytet.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë se njësitet relevante janë duke u marrë me rastin, dhe ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Burime të lajmi.net, bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një person rreth të pesëdhjetave.  /lajmi.net

aaa

YouTube player