Gjendet një mjet shpërthyes në bjeshkët e Deçanit

Gjatë ditës së mërkurë në bjeshkët e Deçanit është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes.

Lajme

29/12/2017 10:44

Një person ka raportuar në polici se ka hasur në mjet të dyshuar shpërthyes në bjeshkë, pas lajmërimit në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet për dominim të FSK-së dhe KFOR-it, të cilët kanë asgjësuar mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar. /Lajmi.net/