Gjendet një mjet i pashpërthyer në Shkugës të Gjakovës
Policia në raportin zyrtar ka njoftuar se në fshatin Shkugës të Gjakovës është gjetur një mjet shpërthyes.
Lajme
Një person derisa ishte duke punuar me eskavator kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes me që rast ka njoftuar Policinë e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë dhe kanë siguruar mjetin. Bëhet fjalë për një minë anti tank të llojit E-3.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia e FSK-së ndërsa mjetin e dyshuar e kanë marrë me vete./Lajmi.net/