Gjendet një mjet i pashpërthyer në Prizren

Njësiti i FSK-së për deminim ka bërë tërheqjen e një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Lajme

10/10/2018 11:26

Pasi u pranua informata nga një ankues prizrenas,  njësitet policore bënë sigurimin e vendit të ngjarjes përderisa FSK-ja ka tërhequr mjetin, transmeton lajmi.net.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur dje në mesditë në fshatin Piran të Prizrenit.

Njoftimi i plotë:

Fshati Piran, Prizren 09.10.2018-17:20. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se ka hasur në mjete të dyshuara të pashpërthyera. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetet e dyshuar. /Lajmi.net/