Gjendet një i vdekur në Banjë të Pejës

Policia ka konfirmuar se një person është gjetur i vdekur në Banjë të Pejës, në Shkollën Fillore “Trepça”. Viktima dyshohet të ishte rreth 45-50 vjeç.

Lajme

04/11/2013 22:37

Një person është gjetur i vdekur në Banjë të Pejës, në Shkollën Fillore “Trepça”.

Siç raporton Kosovapress, viktima dyshohet të ishte rreth 45-50 vjeç.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, ka konfirmuar rastin.

“Mund të konfirmoj se diku rreth orës 18:30 është informuar policia në Istog që në Shkollën Fillore ‘Trepça’ është gjetur një trup i pajetë, është bërë shikimi i vendit të ngjarjes, është njoftuar Prokurori. Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa njësitet përkatëse të hetimeve kanë arritur në vend të ngjarjes”, ka thënë Zëdhënësi Ibraj për Kosovapress.