Gjendet një granatë minahedhësi në Prishtinë

Është gjetur një mjet shpërthyes në rrugën e Tiranës në Prishtinë. Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për llojin e këtij mjeti dhe motivin e ngjarjes.

Lajme

13/01/2014 14:53

Policia e Kosovës ka gjetur një mjet shpërthyes sot në rrugën e Tiranës në Prishtinë.

Në bazë të një informate të marr sot në orën 08:40, policia ka dalë në vendin e ngjarjes për ta siguruar siguruar zonën e rrezikut dhe parandaluar ndonjë shpërthim eventual.

Në një komunikatë nga PK, thuhet se në vendngjarje është ftuar edhe njësia e specializuar për largimin e mjeteve shpërthyese.

“Policia e Kosovës ka dalë në vendngjarje ku është ftuar edhe njësia e specializuar për largimin e mjeteve shpërthyese të cilët menjëherë kanë filluar kontrollimin në vendin e ngjarjes për të gjetur dhe konstatuar se për çfarë mjeti eksploziv bëhet fjalë”.

“Kontrolli i detajuar i vendngjarjes ka rezultuar me gjetjen e mjetit shpërthyes, granatë minahedhësi, e cila në ora 11:15, në mënyrë të kontrolluar nga njësitet e FSK-së, është tërhequr nga vendi i ngjarjes”.

“Për shkaqe sigurie përgjatë periudhës së kontrollimit të vendngjarjes dhe kërkimit për mjetin shpërthyes policia ka bllokuar segmentin e rrugës ku është gjetur mjeti shpërthyes për ta liruar në 11:30 për qarkullueshmëri normale”.

“Në ndërkohë mbështetur në rezultatet e para të ekzaminimit të vendit të ngjarjes policia ka nisur me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”.