Gjendet një granatë e pa shpërthyer që nga Lufta e Parë Botërore

Një granatë e pa shpërthyer që nga Lufta e Parë Botërore është gjetur në Manstir

Lajme

14/10/2018 14:03

Gjatë ditës së djeshme në orën 13:22 në SPB Manastir është lajmëruar se në fshatin Germijan, në Manastir, gjatë të kryerjes së punëve ndërtimore në afërsi të urës, është gjetur një predhë e pashpërthyer 105mm e cila daton që nga Lufta e Parë Botërore.

Predha u ngrit nga një zjarrfikës nga Drejtoria për Mbrojtjen dhe Shpëtimin e Manastirit për procedurë të mëtejshme.