Gjendet një foshnje e ‘varrosur’ nën asfalt

Një e qarë u dëgjua  poshtë asfaltit nga një qytetare amerikane Angelica Blount, të cilës ky tingull i dukej si mace. Por, doli që e qara të ishte nga një foshnje e braktisur, që u gjet e varrosur ndër disa mbetje në Los Angeles.

Bota

29/11/2015 14:28

Blount ishte duke ecur në Compton, kur motra e saj Evangelina McCrary i kishte thënë se e tingulli që po dëgjonin ishte “e qara e një bebe”, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Të dy vajzat menjëherë kishin thirru policinë e LA. Dy policë kishin ardhur në vendin e ngjarjes dhe kishin gjetur një foshnje të sapolindur nën një copë të asfaltit.

Foshnja kishte qenë e mbështjellë me një batenie, gjë e cila, për policinë është indikatorë se foshnja ka lindur në spital. Menjëherë në vendin e ngjarjes kishte ardhur dhe ambulanca dhe më pas foshnja është dërguar në spital dhe është në gjendje stabile, transmeton lajmi.net.

Policia thotë se foshnja, e gjinisë femërore, ka lidhur rreth 36 apo 48 orë më parë. Ajo është me fat që është gjallë.

Nëse prindërit e foshnjës gjenden, ata do të përballem me akuzën për tentim vrasje të një fëmije./lajmi.net