Gjendet një bombë afër shkollës së Mjekësisë në Prishtinë

Një bombë është gjetur në afërsi të shkollës “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Lajme

08/04/2018 12:41

Rasti është raportuar gjatë ditës së sotme në Polici përderisa nuk dihet se kush e ka vendosur.

Rastin për Gazetën Express e kanë konfirmuar edhe zyrtarë nga Policia e Kosovës. Njësitet policore tashmë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

“Policia ka pranuar informatën pak më parë se te rrethi i Flamurit ne Prishtinë afër shkollës Ali Sokoli gjendet një mjet i dyshimtë. Menjëherë njesitet policore kanë shkuar në atë lokacion, kanë bërë sigurimin e lokacionit dhe janë njoftuar edhe njesitet tjera kompetente policore që merren me raste të tilla”, tha Policia.