Gjendet ngjyra e qumështit e vjetër 49.000 vite! (Foto)

Para 49.000 viteve dikush në hapësirën e sotme që njihet si Afrika e Jugut, kishte përzier qumështin me argjilë me qëllim që të fitojë një ngjyrë. Por për çfarë ishte përdorur ajo mbetet një mister, por e rëndësishme është që përzierja ishte bërë shumë më herët nga përdorimi i parë i ngjyrës para 47.000 viteve!

Fun

07/07/2015 13:53

Përzierja e vjetër është ruajtur në një gurë të vogël, të cilin Lin Vedli nga Instituti për Studime të Evolucionit pranë Universitetit Vitvatersrand në Johanesburg e gjeti në shpellën Sibud, 40 kilometra në veri të portit Durban, transmeton lajmi.net.

Ngjyra 2“Analiza jonë ka treguar se kjo përzierje me argjilë ka mundur të aplikohet në një sipërfaqe ose në lëkurën e njeriut”, ka deklaruar Vedli dhe ekipi i saj.

Përdorimi i hershëm i dokumentuar i qumështit në përzierjen e pigmenteve është regjistruar në Greqi qysh para 2.200 viteve, dhe kjo teknikë ishte përdorur deri në periudhën e Rilindjes.

Ngjyra 1Analizat kimike treguan se bëhet fjalë për qumështin e buallit të egër, dhe sipas gjitha gjasave është marrë kur kjo kafshë është vrarë.

“Ndoshta është përdorur si ngjyrë dekorative. Ndoshta për dekorimin e kafshëve. Nuk e dimë për çfarë e kanë përdorur, por një gjë është e sigurt se ajo është përdorur”, ka shtuar Vedli. (lajmi.net)