Gjendet në banesën e saj në Gjermani gruaja e vdekur para 6 muajsh

Trupi i një gruaje gjermane, e cila vdiq më shumë se gjashtë muaj më parë, u gjet sot në apartamentin e saj, pranë televizorit i cili ende qëndronte i ndezur, raportoi të martën gazeta Frankfurter Neue Presse.

Bota

26/03/2014 15:43

Trupi i një gruaje gjermane, e cila vdiq më shumë se gjashtë muaj më parë, u gjet sot në apartamentin e saj, para televizorit i cili ende qëndronte i ndezur, raportoi të martën gazeta Frankfurter Neue Presse.

Gruaja nga qyteti Oberursel, vdiq nga shkaqe natyrale në një këmishë nate përderisa po shikonte televizorin.

Policia tha se banorët e bllokut prej 30 apartamenteve kishin vërejtur një erë të rëndë kur kalonin nëpër shkallë, por askush nuk i kishte informuar autoritetet.

Dera e banesës së saj ishte hapur kur kujdestari i bllokut kishte parë në kutinë postare të pronares letra dhe fatura të pambledhura për një kohë të gjatë.