Gjendet marihuanë në qendrën e paraburgimit në Prizren

Në shëtitoren e qendrës së paraburgimit në Prizren është gjetur një qese najloni me marihuanë.

Lajme

25/12/2018 12:09

Gjatë ditës së djeshme, oficerët korrektues në qendrën korrektuese të paraburgimit në Prizren në shëtitore kishin gjete një qese najloni me 16.69 gramë substanca narkotike të dyshuara si marihuanë, shkruan lajmi.net.

Sipas Policisë, dyshohet se kjo qese me marihuanë është lënë nga ndonjë person i panjohur.

Si dëshmi materiale nga njësiti policor janë konfiskuar substancat narkotike, rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/