Gjendet kutia e dytë e zezë, edhe kjo e dëmtuar

Kutia e dytë e zezë e aeroplanit të kompanisë gjermane “Germanwings është gjetur, por është shumë e dëmtuar.

Bota

25/03/2015 17:11

Hetuesit francezë kanë thënë se çipi i memories së kutisë që është për regjistrimin e të dhënave ka rënë nga pozita e saj dhe nuk mund të gjendet, por shpresojnë se do të kenë sukses që të vijnë deri te të dhënat nga pajisja e regjistrimit të zërit të pilotit.

Në tragjedinë e djeshme kanë vdekur 150 udhëtarë, por zyrtarët shpresojnë se kutia e zezë, ndonëse keq e dëmtuar, do të ofrojë fakte për atë që ka ndodhur gjatë fluturimit të djeshëm nga Barcelona në Dusseldorf, raporton BBC.

Ministri francez i Punëve të Brendshme beson se kutia do të pfrojë të dhënat e duhura megjithë dëmtimin e madh.

kutia

kutiaa