Gjendet kallashnikovi i vrasjes së mbrëmshme në kryeqytet (Video)

Gjendet në lumin e Lanës kallashnikovi me të cilin një person ende i paidentifikuar kreu masakrën në Tiranë duke lënë të vrarë një vajzë dhe një djalë, e duke plagosur një 41-vjeçar i cili dyshohet se ishte dhe objektiv i këtij atentati.

Lajme

02/10/2015 11:39

Autori është larguar nga rruga pas “Lulishtes 1 Maji” ku qëlloi me 7 plumba ndaj makinës me të cilën udhëtonin Aurora Oskyan, Kevin Rugova, Elvis Gaçaj dhe një vajzë me inicialet E.GJ e cila mundi t’i shpëtojë atentatit pa lëndime pasi mundi të largohej nga makina sapo filluan të shtënat.

a

Arma e krimit tip kallashnikov u gjet nga Polumbarët në Lumin e Lanës.

YouTube player