Gjendet ilaçi që shëron sklerozën

Dihet se skleroza është një sëmundje e cila prek kryesisht moshat e treta.

Lifestyle

10/03/2018 11:57

Por edhe pse një sëmundje mjaft e përhapur në mbarë botën ende nuk ka një kurë për luftimin e saj. Edhe pse një studim i fundit jep shpresë për pacientët.

Një proteinë e zbuluar është në gjendje të pengojë imigrimin e qelizave imune në tru, që sjell për pasojë sklerozën e shumëfishtë. Rezultatet e studimit të ri të publikuar në revistën “Nature Communications”, flasin për një qasje të re se si mund të trajtohet sëmundja.

Në njerëzit e prekur nga skleroza, qelizat “T” kalojnë pengesën hematoencefalike mes sistemit të qarkullimit të gjakut dhe sistemit nervor qendror. Kjo sjell probleme në mbulesën mbrojtëse të fibrave nervore, problem i cili dëmton funksionin e qelizave nervore