Gjendet i vdekur një person në Graqanicë, policia e cilëson vdekje të dyshimtë

Trupi i një serbi, shtetas i Kosovës është gjetur pa shenja jete në Graqanicë, të shtunën rreth orë 12:00.

Lajme

22/07/2018 11:19

Sipas njoftimit të policisë rasti është raportuar nga një person, ndërsa që njësite përkatëse në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar vdekjen e tij.

“Nga ankuesi mashkull K/Serb është raportuar për një trup të pa jetë m/s/k. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante dhe nga  ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima nuk ka shenja jete”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Lajmi.net/