Gjendet i vdekur një kosovar në Shkup

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm  në makinën e tij të tipit  “Mercedes-Benz” me targa të Kosovës, në afërsi të pompës së benzinës Makpetrol, para pikë pagesës në Petrovec të Shkupit.

Lajme

07/06/2017 16:16

Policia ka njoftuar se rasti është denoncuar nga ana e ndihmës së shpejtë mëngjesin e sotëm rretho orës 04:15. Pas hetimin në vendin e ngjarje është vërtetuar se bëhet fjalë për SH.N. vjeçar  nga Kosova, trupi i të cilit është marrë nga morgu i Shkupit për obduksion, njofton Alsat-M.

Deri më tani nuk ka informacione në lidhje me shkakun e vdekjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.