Gjendet i vdekur një 70 vjeçar te “Qafa” në Prishtinë, policia jep detaje

Rreth orëve të mbrëmjes një person i gjinisë mashkullore, rreth 70 vjet, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Migjeni” në Prishtinë.

Lajme

19/04/2018 21:53

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, policia dhe ekipi emergjent janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

“Policia është njoftuar pak para orës 20:00 për një trup të pajetë në rrugën “Migjeni” përballë objektit të ish OSBE-së. Ekipi i emergjencës në lokacion e ka konfirmuar që personi është pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi për lajmi.net.

Ai thotë se “Bëhet fjalë për një trup pajete të një mashkull rreth moshës 70 vjeçare. Policia është duke e hetuar rastin”.

Shkaku i vdekjes sipas zëdhënësit të Policisë, nuk dihet ende.

“Për momentin nuk e dimë a bëhet fjalë për ndonjë vdekje natyrale apo për ndonjë vdekje të dhunshme.  Turpi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të gjetur shkaktarin e vdekjes”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/