Gjendet i vdekur një 42-vjeçar

Një person është gjetur i pajetë pasditen e së shtunës në lagjen “Parku” në Gramsh.

Lajme

23/06/2018 21:43

Policia bën të ditur se personi i gjetur i pajetë është shtetasi O. L., 42 vjeç banues në fshatin Grabovë e Poshtme.

Policia njofton se viktima ka qenë në një lokal në këtë lagje, ndërsa nuk ka pasur shenja dhune.

Shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta, ndërsa po punohet për përcaktimin e tyre./TCH