Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, policia arreston vrasësin menjëherë pas krimit

Një 50 vjeçar është gjetur i vdekur sot në banesën e tij në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Institutit Bujqësor, te godina nr. 8,ku është gjetur pa jetë shtetasi Arben Kanina, i cili ishte endacak. Viktima ka pasur shenja dhune në trup dhe kjo ka bërë që policia të nisë menjëherë hetimet.

Lajme

28/02/2016 14:34

 

Shërbimet policore të Komisariatit Nr 3 dhe specialistë të Sektorit të Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur në kohë rekord identifikimin e autorit të ngjarjes dhe arrestimin e tij.

Sipas policisë, ai është Artan Marku, 46 vjeç, banues në Tiranë. Shkak i kryerjes së vrasjes dyshohet të jetë një konflikt i nisur për motive të dobëta.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./shekulli