Gjendet i vdekur miliarderi jugkorean, pronari i anijes së fundosur në prill

Policia në Korenë e Jugut ka njoftuar se trupi i pajetë i gjetur në qershor i një biznesmeni jugkorean i përket pronarit të anijes që u fundos në muajin prill, me ç’rast u mbytën më shumë se 300 njerëz.

Bota

22/07/2014 12:46

Miliarderi Yoo Byung-eun ishte zhdukur menjëherë pas katastrofës, ndërkohë që qindra polic ishin vënë në kërkim të tij, për ta marrë në pyetje rreth tragjedisë që kishte ndodhur dhe lëshimeve të mundshme nga ana e kompanisë.

Trupi i tij, i dekompozuar, u gjet në një fushë kumbullash nga një fermerë, më 12 qershor dhe u dërgua në laboratorin e mjekësisë ligjore.

Mostra e ADN-së e marrë nga trupi i pajetë përkon me atë të vëllait të Yoo-së, tha të martën zëdhënësi i policisë jugkoreane, Woo Hyung-ho, raporton BBC.

Biznesmeni Yoo, 73 vjeçar, ishte kreu i familjes që e kishte në pronësi kompaninë e udhëtimeve, Chonghaejin Marine Co.

Ai u fsheh nga policia menjëherë pas fundosjes së anijes “Sewol”, pasagjerët e të cilit ishin kryesisht nxënës të shkollave të mesme dhe studentë.

Qindra udhëtarë u shpëtuan, por mbi 300 humbën jetën derisa anija fundosej, pranë ishullit Jindo.

Në qershor, rreth gjashtë mijë policë ndërmorën një aksion në një kompleks të kishës në qytetin Anseong, që i përket familjes së miliarderit Yoo.

Katër pasuesit e kishës u arrestuan me akuzën se ndihmuan largimin e Yoo-së, derisa jashtë kishës qëndronin qindra mbështetës që mbanin një flamur në të cilin shkruante: Ne do të mbrojë Yoo Byung-eun edhe në qoftë se do t’i arrestoni 100 mijë anëtarët e kësaj kishe”.  

Një shpërblim prej 500 milion Won (490.000 dollarë amerikanë) ishte ofruar për informacion që çon në kapjen e miliarderit Yoo Byung-eun, dhe 100 Won jugkorean për kapjen e djalit të tij, Yoo Dae-Kyun.

Mbytja e Sewol shkaktoi pikëllim dhe zemërim edhe ndaj qeverisë, e cila pas kësaj tragjedie premtoi se do të riparonte burokracinë e saj dhe se do të përmirësonte veprimet e mekanizmave të saj në rastet emergjente.

Dy gjyqe të veçanta, një për kapitenin traget dhe ekuipazhit, dhe një tjetër për zyrtarët e kompanisë “Chonghaejin Marine Co”, filluan muajin e kaluar, por pas gjetjes së trupit të pajetë të pronarit të anijes së fundosur, vendimi i gjykatës pritet të merret së shpejti. /lajmi.net/