Gjendet i vdekur 61 vjeçari nga Vushtrria, ishte zhdukur javën e kaluar

Është gjetur pa shenja jete, 61 vjeçari nga fshati Studime e Ulët në Vushtrri, i cili raportohej i zhdukur.

Lajme

25/11/2018 10:48

61 vjeçari, Galip Rashica nga fshati Studime e Ulët në Vushtrri është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm, pasi ishte zhdukur nga dita e shtunë e javës së kaluar.

Trupin e pa jetë të 61 vjecarit pas kërkimeve e kanë gjetur zyrtarë të policisë së Kosovës dhe ekipet e FSK-së.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Mitrovicës.

Zahiti ka thënë se që nga data e zhdukjes së 61 vjeçarit, policia në bashkëpunim me FSK-në në vazhdimësi ka kërkuar në zonat e Vushtrrisë ku është dyshuar se mund të jetë.

“Personi në fjalë nga data 18  e këtij muaji është raportuar si zhdukur nga familjarët, nga ajo datë ka qenë në kërkim si person i zhdukur, ndërsa sot në orët e mëngjesit është gjetur pa shenja jete, në zonën e Vushtrrisë.  Policia është duke u marr me rastin”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/