Gjendet i mbytur një 30-vjeçar

Trupi i pajetë i një 30 vjeçari është gjetur gjatë pasdites së sotme në një rezervuar në Kuçovë në fshatin Goraj në Shqipëri.

Lajme

24/06/2015 00:01

30-vjeçari Elidon Kanani ishte nga banues në fshatin Magjat Perondi ka qenë duke u larë në liqen së bashku me bashkëmoshatarët e tij, raportojnë mediet në Tiranë.

Trupi i tij i pajetë është gjetur pas dy orë kërkimesh nga Polumbarët e Reneas në një thellësi prej 13 metrash.

Viktima është transportuar në morgun e spitalit për të bërë autopsinë dhe në këtë mënyrë për të zbuluar shkaqet e mbytjes.