Gjendet gruaja që kishte shkruar mesazhin në shishe, 27 vite më parë (Video)

Misteri se kush e ka shkruar mesazhin në shishe, tashmë është zgjidhur.

Fun

19/06/2017 10:00

Në shtator të vitit 1988, Jan Nelson kishte shkruar një mesazh në shishe për djalin e saj, Chris dhe e kishte lënë në det të hapur.

Pas tre dekadash, letra ishte gjetur nga pesë vjeçari Ryder dhe e ëma e tij, Heather Baird, në një plazh të Kalifornisë, shkruan lajmi.net

Ata e postuan videon në rrjetet sociale, pastaj kjo ngjarje doli dhe në media, duke bërë që Jan të kuptojë se ishte letra që kishte shkruar ajo vite më parë.

E kontaktuar nga Inside Edition, ajo tregon se është mahnitur dhe se i duket që ka fituar lotari.

Shikoni videon më poshtë. /Lajmi.net/

YouTube player