Gjendet diamanti prej 1.111 karat

Në një minierë të diamantit në Botsuana është nxjerrë diamanti më i madh në shekullin e fundit

Fun

19/11/2015 18:23

Në deklaratën e firmës Lucara me seli në Kanada u pretendua se në minierën e diamantit Karowe të cilën e operojnë në Botsuana kanë zbuluar diamantin prej 1.111 karatësh.

Diamanati i nxjerrë në Botsuana është diamanti i dytë më i madh në botë deri më tani dhe se masat i ka 6.5 cm, 5.6 cm dhe 4 cm.

DiamantiFirma gjithashtu njoftoi se në të njëjtën minierë kanë zbuluar edhe dy diamantë prej 813 dhe 374 karatësh.

Në anën tjetër diamanti më i madh i botës është diamanti i zbuluar në vitin 1905 në Afrikën e Jugut me 3 mijë e 106 karatë i quajtur diamanti Cullinan. Pjesët e prera të këtij diamanti janë përdorur në bizhuteritë e familjes mbretërore britanike./Anadolu Agency