Gjenden substanca ilagale në shamponë që shkaktojnë kancerin

Ndoshta keni menduar se gjëja më e keqe që shamponi juaj mund të bëjë është që t’ua djegë sytë, por rezulton se shamponi mund të jetë edhe vdekjeprurës.

Lifestyle

02/11/2015 16:31

Qendra për Shëndetin Mjedisor me bazë në Oakland, Kaliforni, kreu një studim mbi shamponë dhe sapunë dhe gjeti se 98 prej tyre kishin një përbërës kancerogjen të njohur si ‘kokamidë dietanolamine’.

Ky është përbërës kontrovers i gjetur në shampo për trup, i cili ka bërë që shumë marka në Kaliforni të përballen me padi.

Qendra për Shëndetin Mjedisor ngriti një padi pasi zbuloi praninë e këtij përbërësi në formë stabilizuesi të shkumës dhe volumit, në shamponë dhe sapunë. Në shtetin e Kalifornisë, ‘Propozimi numër 65’ kërkon që prodhuesit e shamponëve t’i paralajmërojnë konsumatorët mbi rreziqet e substancave të caktuara, transmeton lajmi.net.

Dhe ky përbërës i lartpërmendur është në këtë listë për shkak se dyshohet se është kancerogjen. Ai ishte ndaluar në këtë shtet vitin e kaluar, pas një studimi i cili kishte gjetur se ai shkaktonte kancer në njerëz.

Disa prej kompanive që përmbajnë nivele të larta të këtij përbërësi janë edhe kompanitë e njohura si Palmolive, Prell dhe Mitchell. Testimet në laboratorë gjetën gjithashtu se kjo substancë kancerogjene ndodhet edhe në shamponë për fëmijë.

Për fat të keq, prodhuesit mund të vendosin çdo përbërës kimik që ata duan në shamponë sepse FDA i lejon të gjitha llojet të përdoren në këtë produkt, duke përfshirë edhe ata përbërës kimik që njihen si kancerogjen dhe që kontribuojnë në dështim të mëlçisë dhe çrregullime të sistemit nervor. (lajmi.net)