Gjenden regjistruesit e fluturimit të avionit të rrëzuar rus – Lajmi.net
Gjenden regjistruesit e fluturimit të avionit të rrëzuar rus
Autori: Lajmi.net BotaLajme 7:58, 13 February 2018
Autoritetet ruse janë duke hetuar dy regjistruesit e fluturimit nga aeroplani që është rrëzuar të dielën, pranë Moskës.

Zëvendëskryeministri rus, Arkady Dvorkovich, tha se ekipet emergjente i kanë gjetur të dyja kutitë me të dhënat e fluturimit, si dhe regjistruesit e zërit në kabinë, gjë që do të ndihmojë në përcaktimin e shkakut të incidentit.

Aeroplani i kompanisë Saratov Airlines është rrëzuar shumë shpejt pasi është nisur nga aeroporti Domodedovo i Moskës, duke shkaktuar vdekjen e të 71 njerëzve në bord.

Moti i keq, gabimi njerëzor dhe dështimi teknik po hetohen si shkaqe të mundshme të incidentit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i shprehu ngushëllime presidentit rus, Vladimir Putin, në një bisedë telefonike mbrëmjen e së hënës, dhe tha se SHBA është e gatshme të ndihmojë në hetime, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Dvorkovich po ashtu tha se familjet e secilës viktimë do të marrin nga 60 mijë dollarë kompensim.

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Bow Master
  • Play Turbo Racing 3
  • Play World Soccer Champion