Gjenden në park monedha të lashta romake

Disa punëtorë, të cilët po merreshin me rregullimin e tubacioneve në një park në Jug të Spanjës kanë zbuluar një thesar shekullor. Bëhet fjalë për rreth 600 kilogramë monedha romake, që historianët e kanë konsideruar si një zbulim unik.

Bota

30/04/2016 03:02

Muzeu Arkeologjik i Seville deklaroi se punonjësit kanë gjetur plot 19 qypa që përmbanin me mijëra monedha të pa përdorura prej bronxi dhe argjendi, që i përkasin shekullit të  3 dhe të 4 –ët.

Këto monedha dyshohet se në kohën kur janë groposur kanë qenë të sapo prodhuara dhe sipas ekspertëve, mesiguri do përdoreshin për të paguar ushtarët apo nëpunësit civilë.

Në to shfaqen fytyrat e dy perandorëve kyç romakë, Maksimian dhe Konstantini.

Sipas “DailyMail”, zyrtarët shprehen se këto monedha kanë një vlerë të pa llogaritshme./tvklan