Gjenden dy valixhe me gjëra personale të gazetarit të vrarë në veturën e konsullatës saudite

Gjenden dy valixhe me gjëra personale të gazetarit të vrarë, drejtori i CIA-s në Turqi.

Bota

23/10/2018 18:39

Forenzika saudite ka gjetur dy valixhe me gjëra personale të gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi, në një veturë që i përket konsullatës saudite në Stamboll, transmeton lajmi.net.

Reuters raporton se një grup hetuesish sauditë dhe hetuesit turq ishin të pranishëm kur automjeti u kontrollua.

Ndërsa për AP, një zyrtar i paidentifikuar amerikan tha se drejtoresha e CIA-s, Gina Haspel ndodhet në Turqi për të hulumtuar për rastin e gazetarit saudit, kjo sepse nuk ishte e kënaqur me shpjegimin e Arabisë Saudite. /Lajmi.net/