Gjenden disa mbetje mortore nga aksidenti i Germanwings

Policia franceze është duke punuar për të gjetur mbetjet mortore nga vendi ku u rrëzua aeroplani i Germanwings.

Bota

27/03/2015 18:31

Deri më tash, ata thonë se kanë gjetur në mes të shifrës 400 – 600 mbetje mortore, nga 150 personat që kanë vdekur.

Duke folur nga qyteti Seyne-les-Alpes, i Alpeve të Francës, koloneli Patrick Touron tha se “nuk kemi gjetur asnjë trup të paprekur”.

Ai gjithashtu tha se janë marrë edhe mostrat e ADN-së që janë marrë nga familjet e viktimave – si brushat e dhëmbëve – mund të ndihmojnë në identifikimin e viktimave.

Touron, po ashtu tha se stolitë dhe objekte tjera mund të ndihmojnë në procesin e identifikimit./REL/