Gjenden dhe 47 kafka njerëzish në varrin masiv në Meksikë
Janë gjendur edhe 47 kafka njerëzish në varrin masiv në Meksikë.
Bota
Javën e shkuar ishte gjetur një varr masiv në Veracruz të Meksikës, nga i cili u nxorën 250 kafka njerëzish, ndërkohë në të janë gjetur edhe 47 të tjera.
Sipas një lajmi të BBC, prokurori i rajonit Veracruz, Jorge Winckler, përmes një deklarate është shprehur se në varrin masiv ku më parë ishin gjetur 250 kafka, ditën e djeshme janë konstatuar dhe nxjerrë edhe 47 kafka të tjera.