Gjen kafkë njeriu teksa punonte kopshtin, gruaja: Mos u tremb, është…
Momente tmerri ka përjetuar një kopshtar në një fshat të rajonit Omsk në Siberi.

Fun
Teksa ishte duke punuar në kopshtin e banesës, ai papritur gjen kafkën e një njeriu.
Pasi njoftoi gruan, ajo i thotë me gjakftohtësi: “Qetësohu, është burri që vrava para 20 vitesh”.
Burri i tmerruar dëgjon historinë nga gruaja e tij. Ajo thotë se burrin e parë e vrau pasi një natë kishte ardhur i dehur dhe e dhunonte. Ajo e kishte goditur me sopat për vdekje.
Më pas, trupin e groposi dhe për 20 vite nuk dihej asgjë nga ai.
Gruaja i tha policisë atëherë se burri kishte ikur në punë dhe nuk u kthye më.
Ajo i kërkoi burrit të dytë të mos tregonte, por ai njoftoi policinë. Gruaja u arrestua tashmë dhe ndodhet prapa hekurave./a.m./noa.al/