Gjëja që e bën partnerin tuaj të ju tradhtojë

Sa më shumë që të jenë të varur ekonomikisht nga bashkëshortët e tyre, aq më të mëdha janë gjasat që burrat dhe gratë të jenë të pabesë, thotë një studim i ri.

Lifestyle

03/06/2015 18:42

“Ju do të mendoni se njerëzit ‘nuk e kafshojnë dorën që i ushqen’, por kjo nuk është ajo çfarë ka treguar studimi im,” thotë Christin Munsch, një profesore e sociologjisë në Universitetin Connecticut.

“Ndryshe, gjetjet e mija tregojnë se njerëzit dëshirojnë të ndjehen të barabartë në marrëdhëniet e tyre. Njerëzit nuk dëshirojnë të ndjehen të varur nga personi tjetër,” shton ajo.

Ajo analizoi të dhënat e mbledhura nga më shumë se 2,750 amerikanë të martuar, të moshës 18-32 vjet, në mes të viteve 2001-2011. Në një vit mesatar, ajo gjeti se kishte 5% shanse që një grua e cila ishte ekonomikisht e varur nga burri të tradhtojë, dhe 15% shanse që meshkujt të cilët janë ekonomikisht të varur nga gruaja të tradhtojnë, transmeton Lajmi.net.

Studimi gjithashtu gjeti se sa më të mëdha të jenë të ardhurat e një gruaje të martuar, aq më pak ka të ngjarë që ajo të tradhtojë burrin e saj.

Por, në mesin e meshkujve, ata të cilët sjellin në shtëpi më shumë se 70% e të ardhurave totale të tyre, ishin gjithnjë e më shumë të ngjarë për të mashtruar gratë e tyre, sipas studimit.