Gjëja e fundit që e dëshiron Perez para se Ronaldo të transferohet te Juventusi

Telenovela e transferimit të Cristiano Ronaldos te Juventusi po shkon drejtë fundit.

Sport

09/07/2018 20:52

Në Itali raportohet se dita vendimtare pritet të jetë dita e martë (nesër), ku agjenti i Ronaldos do të takohet me Perez, para se Juventus t’i dërgojë ofertën zyrtare Real Madridit.

‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme t’i paguajë deri në 100 milionë euro për shërbimet e Cristiano Ronaldos.

Por, Perez para se të pranojë largimin e Ronaldos, i ka kërkuar këtij të fundit që të dalë me një letër të hapur për të sqaruar arsyen e largimit.

Nëse jo një letër, Perez është i gatshëm t’i ofrojë edhe një konferencë për shtyp të llojit të Zinedine Zidanes./Lajmi.net/