Gjatësia e dorës tënde tregon shumë për personalitetin tuaj

Duart tona janë pjesë mjaft e shkathët dhe njëkohësisht mjaft unike e trupit tonë.

Fun

27/01/2019 17:23

Dora e njeriut përmban 29 nyje, 27 kocka dhe më shumë se qindra ligamente, që funksionojnë së bashku për të formuar gjestet, lëvizjet dhe funksionet e tjera, transmeton lajmi.net.

Helen Elizabet Evëns, një analiste e njohur e duarve, thotë se ndonëse disa karakteristika dore nuk ndryshojnë siç janë linjat, ngjyra dhe gishtat, ato mund të ndryshojnë në varësi të ndjenjave, emocioneve, shëndetit dhe nivelit të energjisë.

Por, çfarë nënkupton dora e madhe për personalitetin tuaj?

Njerëzit me duar të mëdha janë të përkryer që mund të përqëndrohen në detaje dhe janë analizojnë gjërat ngadalë, pa marrë parasysh sa kohë duhet. Kjo nuk i bën ata shumë të përpiktë, por ata janë punëtorë shumë efikasë.

Po duart e vogla?

Duart e vogla tregojnë një personalitet aventuresk dhe të ndershëm, që i sjell këta njerëz në telashe shpesh.

Megjithatë, ata kanë një pikëpamje objektive dhe realiste ndaj problemeve dhe janë zgjidhës të madh logjik problemesh. /Lajmi.net/