Gjatë vrapimit ‘lakuriq’ intervistohet dhe tregon që është beqar, ja çfarë i bëjnë femrat (Foto/Video)

Ai tani veçse është duke pranuar me mijëra mesazhe në rrjetet sociale.

Fun

16/12/2015 12:21

Ky njeri e kishte ‘thyer’ internetin kur ishte paraqitur pa bluzë në një intervistë të drejtpërdrejtë në radiostacionin e lajmeve të Chicagos.

Ethan Renoe went viral after WGN 9 interviewed him in the rain for a live segment.

Dhe që nga atëherë, ai tani është duke pranuar me mijëra mesazhe nga femrat në rrjete sociale.

Gjatë intervistës së tij, ai dëgjohet duke thënë se është “shumë i lagur për të vënë bluzë”, si dhe iu tregon të gjitha femrave që është beqar.

“Kur e kisha përfunduar vrapimin atë natë isha kthyer në shtëpi dhe kisha hyrë në llogarinë time të rrjetit social Twitter. Ishte e papritur për mua kur i kam parë të gjitha ato propozime për martesë”, transmeton lajmi.net.

Renoe, i cili aspiron të bëhet fotograf profesional, tregon se ka qenë single qysh nga viti 2012 dhe se lidhja e tij e fundit ka zgjatur vetëm 2 muaj.

Përveç vrapimit në shi, Renoe ka dëshirë edhe të vizitojë shtete të ndryshme, ai deri tani i ka vizituar 6 kontinente, luan kitare, si dhe shkruan këngë.

Ai gjithashtu është edhe trajner profesionist i cili i admiron ushtrimet fizike, si dhe është një katolik i devotshëm.

Më poshtë, lajmi.net e sjellë për ju videon e intervistës së drejtpërdrejtë e cila e bëri atë famshëm.