Gjatë seancës së jashtëzakonshme, protestojnë qytetarët për t’i thënë PO demarkacionit

Sot protestohet para Kuvendit të Kosovës, pikërisht në kohën kur do të mbahet edhe seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin.

Lajme

23/02/2018 08:10

Kjo është bërë e ditur përmes Facebook-ut , ku organizatorët e kësaj proteste i kanë ftuar të gjithë qytetarët të dalin dhe të kërkojnë nga deputetët t’i thonë “PO” kushtit që po e mban Kosovën të izoluar, transmeton lajmi.net. Kjo protestë u thirr nga “Fondacioni i Kosovës për Inovacione” dhe disa OJQ të tjera.
Protesta do të nisë në ora 10:00, me moton “votojeni demarkacionin, zhbllokoni qytetarët e Kosovës”. /Lajmi.net/