Gjatë përleshjes me policinë mbetet i vrarë i arratisuri në Tetovë

Një i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, në përpjekje për t’iu shmangur policisë, ka mbetur i vrarë në Tetovë.

Lajme

04/06/2018 10:11

Bëhet fjalë për 38 vjeçarin Jeton Rexhepi, i dënuar më parë për vrasje i arratisur shumë vite më herët nga burgu.

Kjo ishte tentativa e katërt me radhë e policisë për ndalimin e tij, por Rexhepi, është kundërpërgjigjur me armë zjarri.

Burimet e para nga terreni flasin se Rexhepi ka qenë i armatosur dhe ka hapur zjarr drejt forcave speciale që kishin shkuar për ta arrestuar në orët e para të mëngjesit.

Policia kishte tentuar ta ndalonte edhe në vitin 2012, në 2014 si dhe në 2016 por i dënuari i arratisur nga burgu i Shtipit ia kishte dalë t’i ikte policisë.

Të dhënat jo zyrtare flasin se Rexhepi akuzohej gjithashtu edhe për një rrëmbim, gjatë viteve të tij të arratisë./Alsat/