Gjatë performancës së Ledrit, G4shi hedhet në duart e publikut

G4shi është njëri nga reperët shqiptarë që gëzon famë ndërkombëtare.

ShowBiz

12/08/2018 09:27

Ai bashkë me disa prej artistëve më të famshëm në botë kanë ardhë në Prishtinë për të performuar në “Sunny Hill”, shkruan lajmi.net.

G4shi ka performuar mbrëmë, por para se t’i vinte radha të dalë në skenë, ai u argëtua me hitet e artistëve të tjerë.

Në një moment, derisa Ledri po këndonte, reperi kërcen dhe pritet nga publiku, të cilët brohorisnin pa fund.

Kujtojmë që Labinot Gashi i njohur si G4shi, nga vera e vitit të kaluar, ai është pjesë e labelit të famshëm të Jay-Z, Roc Nation. /Lajmi.net/

Gjate performances me @ledrivula @gashi kercen ne duart e publikut ??

A post shared by Artistët Shqiptarë ???? (@artistet_shqiptare) on