Gjatë gjithë kësaj kohe i keni zier shpagetat gabim, mësojeni si duhet (Video)

Çdoherë kur ne dëshirojmë të hamë shpageta apo makarona, ne e bëjmë të njëjtën procedurë të përgatitjes – së pari e hedhim ujin në një tenxhere dhe më pas i shtojmë pak vaj dhe kripë, duke e lënë të vlojë.

Lifestyle

23/09/2015 11:07

Pasi uji fillon të vlojë, ne i hedhim shpagetat në të për t’u zier. Por, a e dini se përgatitja e tyre mund të bëhet në një mënyrë më të lehtë dhe më të shpejtë?

Në videon më poshtë, një grua merr një tigan të thellë dhe i vendosë shpagetat në të dhe më pas u hedhë ujë të ftoftë dhe i vendosë në temperaturë të lartë, transmeton lajmi.net.

Në vetëm 15 minuta, ju do t’i keni shpagetat gati pa pritur më shumë – siç e bëni zakonisht duke e lënë ujin njëherë që të vlojë. Provojeni atë!