Gjashtë veprat e mëdha që Bytyqi thotë se do t’i bëjë në Prishtinë

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Nismës, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se janë gjashtë vepra të mëdha që ai planifikon t’i bëjë në rast se vjen në krye të Prishtinës.

Lajme

20/09/2017 22:04

Disa nga to ai i përmendi në Zonën e Prishtinës të Klan Kosovës, ku njëra nga to ishte edhe ndërtimi i një pllake që simbolizon eksodin e prishtinasve.

“Do të ndërtojmë një pllakë që do të simbolizojë eksodin e prishtinasve në periudhën e luftës në Kosovë. Tek stacioni i trenit do të vëhet një përkujtim, do të jetën jë simbol i Prishtinës”, tha Bytyqi.

Tjetër objekt që ai ka thënë do ta ndërtojë është një portë hyrëse, nga lagjja “Veterrnik” në të dy anët e rrugës, e cila do t’i përmbajë simbolet e Prishtinës.

Bytyqi tha se do ta fillojnë, por ndoshta jo të e përfundojnë, qendrën e ndërtimit të një qendre konferenciale.

Ai, po ashtu tha se do t’ia kthejnë Pallatin e Rinisë Prishtinës, duke deklaruar që nuk d otë bëjnë politikë me Pallatin e Rinisë.

Për më shumë, Bytyqi tha se Pallati i Rinisë, nën qeverisjen e tyre, do të jetë një institucion ku të gjithë sportistët do të jenë pjesë përbërëse e këtij institucioni, dhe do të financohen nga të ardhurat e Pallatit të Rinisë.