Gjashtë të vdekur e 80 të plagosur në një aksident
Të paktën gjashtë persona ndërruan jetë e dhjetëra u plagosën në hekurudhat veriperëndimore të Marokut.
Bota
Siç raportojnë mediat, aksidenti i rëndë ndodhi pasi treni i cili ishte duke udhëtuar ka dale nga shinat e hekurudhës.
Nënkryetari i Bashkisë së Sale, Abdelatif Sudu, tha se shpëtuesit janë duke i kërkuar udhëtarët që besohet se janë bllokuar në vagonë, përcjellë lajmi.net.
Aksidenti ndodhi në Sidi Buknadel, në veri-perëndim të Marokut pranë Rabatit. /Lajmi.net/