Gjashtë të lënduar nga një aksident trafiku në Skenderaj

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Makermal në Skenderaj ka ndodhur një aksident trafiku.

Lajme

18/06/2018 11:29

Sipas raportit të Policisë së Kosovës në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë janë lënduar gjashtë persona, dy prej tyre femra dhe katër meshkruj.

Të lënduarve u është dhënë ndihma mjekësore në spitalin rajonal të Mitrovicës dhe pastaj janë dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK./Lajmi.net/