Gjashtë shtete që e njohin Kosovën, pa kredenciale në UNESCO

Sigurimi i 2/3 të votave për anëtarësim në UNESCO është duke u bërë i paparashikueshëm për delegacionin e Kosovës.

Lajme

06/11/2015 14:53

Telegrafi mëson së delegacionit kosovarë ka filluar t’i komplikohet pak gjendja në Paris, pasi që disa prej shteteve anëtare të UNESCO-s që e kanë njohur Kosovën ende nuk i kanë prezantuar kredencialet dhe nuk do të mund të votojnë.

Gjashtë prej këtyre shteteve që e kanë njohur Kosovën e që ende s’i kanë dorëzuar kredencialet janë Antigua, Dominica, Kiribati, Marshall Islands, Nauru dhe Niue.

Anëtarësimi apo mosanëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të varet prej 2/3 votave. Sigurimi i 2/3 të votave për anëtarësim nga delegacioni kosovar është shumë më i vështirë, se sigurimi i 1/3 të votave nga pala serbe për të votuar kundër.